PDK tregon për dëmet që po i shkakton DA në fushën e arsimit në Ferizaj

Ferizaj

PDK tregon për dëmet që po i shkakton DA në fushën e arsimit në Ferizaj

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 07:59
Ilustrim

Dega e PDK’së ne Ferizaj përmes një komunikate për media thotë se Departamenti i Arsimit nuk ka udhëheqës. Ata madje thonë se deri tani asnëjehërë arsimi në Ferizaj nuk ka qenë më i dobët se tani, as në vitet e 90’ta nën okupimin serb

PDK tregon se Departamenti i Arsimit nuk ka hezituar edhe ta bëjë falsifikimin e Raportit vjetori të punës, ta mashtrojë Kryetarin dhe gjithë asambleistët.

Kjo është komunikata e plotë:

Vazhdimësi e mbrapshtisë

Për çdo ditë që po kalon, po dëshmohet se DA-ja nuk ka udhëheqës, as staf meritor të përgatitur në rrafshin profesional, për të avansuar procesin edukativo-arsimor.

Asnjëherë arsimi ferizajas s’ka qenë më keq, madje as në vitet e ’90-ta të okupimit serb. 

Kjo drejtori as që gajlohet për jetësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative të MASHT-it, punëson punëtor pa konkurs dhe pa kritere profesionale, për fat të keq nuk janë pak!!!

Është e pakuptim që organet kompetente të mos merren me këto veprime sa të turpshme, aq të kundërligjshme, fjala është për inspektorët e arsimit, të cilët janë bërë krah e dorë të kësaj keqqeverisje, po i kursejnë shkelësit e ligjeve.

DA-ja ka shkuar aq larg sa ka marrë kurajo ta falsifikojë edhe Raportin vjetor të punës, e shkresa tjera zyrtare, ta mashtrojë Kryetarin dhe gjithë asambleistët, kjo është kur të padishmit veshen me pushtet!

Shembujt në vazhdim vetëm sa do t’i konkretizojnë të thënat e mësipërme: Në shkollën fillore “Gjon Serreçi”, për ta punësuar një të afërm, u morën vesh që pa konkurs, ta formojnë një klasë të re me parashkollorë duke i marrë nga 3-4 nxënës nga klasat tjera. Halli është se s’ka hapësirë të mjaftueshme, por skenari është i gatshëm: ndajeni këtë klasë përgjysmë me muri! E thënë e bërë dhe tani në 18m2 mësojnë hiç më pak se 24 nxënës, ky s’është mësim por “burgosje” e fëmijëve.

Po në këtë shkollë edhe vjet kanë punësuar pa konkurs në këtë nivel, me përgatitje Mirëqenie sociale, ndërsa, në shkollën fillore “M.Shemsedini” kemi në procesin e mësimdhënies vetëm me diplomë të shkollës së mesme…Edhe UD së drejtorit, po në këtë shkollë, veç ka shkelur në vitin e dytë si ushtrues i detyrës, ec e bjeri në fije kësaj pune, kur dihet se si është e paraparë me ligj. 

Edhe në shkollën ekonomike “Faik Konica”, shkarkohet UD së drejtorit që ishte sa kohë më parë dhe emërohet një tjetër UD së drejtorit, ndërrohen bash si kuleçtë e bijave, dikur, prandaj e kemi arsimin në këtë gjendje që e kemi. Për katër vende pune, këtu punojnë tetë veta, as është pedagogjike, as ligjore, është blerje e votave me vende të punës. 

Në Qendën e Kompetencës, një i afërm i oborrtarëve komunal me përgatitje Bachelor i Masave plastike (pa konkurs) e ligjëron lëndën e Matematikës, a s’është mëkat ndaj nxënësve kurse ata me diplomë të FSHM bredhin rrugëve pa punë.

Pra, për hir të interesave personale, a të një grupi të ngushtë, po e shkatërroni sistemin e edukimit e të dijes, po i gjymtoni nxënësit e kësaj gjenerate, të cilët nuk do t’ua falin këto veprime me qëllime të liga që po i bëni; mallkimet e tyre do t’u rrinë varë në qafë si gurë mëkati gjatë gjithë jetës.

Po të shikohet konkursi për vitin shkollor 2016-2017 se kush është pranuar dhe kush është refuzuar, kjo s’do koment; një mal shkeljesh ligjore, një thes lëndë për gjykatë, por shtrohet pyetje:

ka apo s’ka inspektorë të arsimit?!

ka apo s’ka inspektorë të punës?!

ka apo s’ka organe për krime ekonomike?!

ka apo s’ka prokurori në Ferizaj?!

Si duket kompetentët e kësaj komune kanë mbyllur sy e veshë, as shohin, as dëgjojnë për dukuritë e tilla, edhe pse paguhen nga xhepat e taksapaguesve për t’i zbatuar ligjet në fuqi. 

Prandaj, u bëj thirrje publike, organeve qendrore që të veprojnë në mënyrë imediate, të ndërmarrin diçka në këtë drejtim dhe të shpëtojnë çka mund të shpëtohet; në radhë të parë kërkojmë nga MASHT-t që ta bëjë një inspektim në DA të Ferizajt dhe ta obligojë, detyrojë që t’i shpallë të gjitha vendet e punës të atyre që punojnë tash e tri vite në procesin e mësimit pa kontrata juridike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat