Ferizaj, mbyllen 19 lokale të lojërave të fatit

Ferizaj

Ferizaj, mbyllen 19 lokale të lojërave të fatit

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:10
Ilustrim

Policia në Ferizaj mbrëmë kanë marr një aksion të kontrollimin e lokaleve në qytet dhe në periferi, në të cilat dyshohej se zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.

Përveç njësive policore, në  zbatimin e këtij plani operativ, kanë marrë pjesë edhe Inspektorët Republikanë për bizneset në fjalë, inspektorët e Autoritetit Tatimor të Kosovës (ATK) si dhe zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Në këtë aksion janë kontrolluar 34 lokale  në të cilat zhvillohej kjo veprimtari, ndërkaq janë mbyllur 19  kazino dhe bastore, me dyshimin e bazuar se të njëjtat nuk posedonin licencë për zhvillimin e veprimtarisë në fjalë.

“Gjithashtu, janë kontrolluar edhe 7 lokale hoteljere (kafene),  të cilat janë gjetur duke punuar pas orës 24:00. Janë marrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe ndaj të gjithë pronarëve të këtyre lokaleve do të ushtrohet fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në komunikatë.

Policia në Ferizajt,  paralajmëron se operacione të ngjashme do të ndërmerren edhe në komunat tjera,  në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.

Përveç njësive policore, aksionin e mbrëmshëm, kanë marrë pjesë edhe Inspektorët Republikanë për bizneset në fjalë, inspektorët e Autoritetit Tatimor të Kosovës (ATK) si dhe zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat