Inaugurohet fillimi i punimeve në asfaltimin e rrugës Prelez i Jerlive - Muhoc – Lloshkobare

Ferizaj

Inaugurohet fillimi i punimeve në asfaltimin e rrugës Prelez i Jerlive - Muhoc – Lloshkobare

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:55
Fillimi i punimeve

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota në fshatin Prelez i Jerlive inauguruan fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Prelez i Jerlive - Muhoc – Lloshkobare. 

Ministri Zharku uroi qytetarët e komunës së Ferizajit për këtë projekt dhe projektet e tjera që do të realizohen në komunën e Ferizajt dhe i siguroi ata se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë vendin.  

“Sot, jemi bashkë në Ferizaj me kryetarin Sfarqa, me dy zëvendësministrat dhe strukturat e tjera, për inaugurimin e kësaj rruge, Prelez i Jerlive - Muhoc – Lloshkobare. Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës është në vlerë rreth 700,000.00 euro, ka një gjatësi rreth 4 kilometra dhe gjërësi prej 6 metrash. Përve? kësaj, ne do të vazhdojmë së shpejti edhe me rrugën tjetër Babush - Tërrn - Luboc – Koshare – Slivovë. Jemi duke bërë zgjerimin e rrugës ”Brahim Ademi” & Driton Islami”, ndërsa në vitin tjetër do të vazhdojmë edhe me shumë projekte të tjera. Qeveria do të vazhdojë të përkrah qytetin e Ferizajit në përmirësimin e infrastrukturës edhe në vitet e tjera”. 

Kryetari Sfarqa falënderoi ministrin Zharku për investimet e bëra në këtë komunë nga Ministria e Infrastrukturës. 

“Sa herë që fillojnë investime e reja në infrastrukturën e Ferizajt, për qytetarët e kësaj ane dhe për mua si kryetar i Ferizajt është një moment gëzimi. Qeveria e Republikës së Kosovës po tregon një vëmendje më të madhe për qytetin tonë në raport me të gjitha qeverisjet e kaluara. Me investimet e bëra po mundësohet qarkullimi më i mirë i qytetarëve duke ndihmuar në zhvllimin e përgjithshëm të komunës sonë. Kjo rrugë, e cila lidh dy magjistralet është e një rëndësie të ve?antë sepse do të lehtësojë komunikacionin për qytetin tonë”,  tha ndër të tjera  kryetari Sfarqa.

Ministria e Infrastrukturës do të realizojë edhe projektin e asfaltimit të rrugës Babush - Tërrn - Luboc – Koshare – Slivovë.

Sipas memorandumit për financim të projekteve të nënshkruar nga Ministri Zharku dhe kryetari Sfarqa, në Ferizaj do të realizohen edhe këto projekte të tjera: 
1.      Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojzë - Dramjak - Nerodime);
2.      Ndërtimi i nënkalimit për automjete (te hekurudha), në fshatin Varosh;
3.      Zgjerimi i rrugës Komogllavë - Tërstenik - përmes lagjes Qarkosh (Ferizaj - Viti)
4.      Asfaltimi i rrugës Greme - Burrnik - Gaçkë  (Ferizaj - Shtërpcë)

Projektet e përfunduara në këtë vit, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Ferizajt janë: 

·        Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë;

·        Asfaltimi i rrugës Ferizaj - Nerodime (Ura e Islamit) – Jezerc;

·        Ndërtimi i rrugës “Mushtisht-Budakovë-Jezerc“;
·        Asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” kazerma e FSK-së – Epopeja e  Jezercit;

 
Ndërsa në realizim e sipër është projekti, i zgjerimit të rrugës ”Brahim Ademi” & Driton Islami”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat