Dy zyrtarë të Ferizajt dënohen për të detyrës zyrtare

Ferizaj

Dy zyrtarë të Ferizajt dënohen për të detyrës zyrtare

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 14:23
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, shpalli sot aktgjykimin ndaj dy të akuzuarve S.Rr dhe S.R, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale në vazhdim përvetësimi në detyrë.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit S.Rr për veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim përvetësimi në detyrë, ka dënuar me  8 muaj burg.

Ndërkaq të akuzuarin S.R, për të njëjtën vepër e dënoi me gjashtë muaj burg si dhe me 400 euro dënim.

Trupi gjykues po ashtu obligoi të pandehurit që palës së dëmtuar t’i kompensojnë shumën prej (10 mijë e 711 euro.

 I  akuzuari i parë S.Rr si person përgjegjës në filialin e një institucioni financiar në Ferizaj, kurse i akuzuari S.R si punëtor në Qendrën e Kontrollit Teknik në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë përvetësuar shumën prej 10 mijë e 711 euro  e cila është paguar nga klientët e një kompanie sigurimesh për polisat e sigurimit të automjeteve, si dhe shumën prej 1.647.38 euro që janë paguar në emër të një kompanie tjetër sigurimesh të cilat i kanë paguar klientët për polisat e sigurimit të automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat