Svarqa: Shtabi emergjent i fokusuar tek shkollat

Ferizaj

Svarqa: Shtabi emergjent i fokusuar tek shkollat

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:38
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, në një konferencë me gazetarë, bëri të ditur se fokusi i veprimit të shtabit emergjent aktualisht është drejtuar tek hapja e rrugëve dhe hyrje-daljeve të objekteve shkollore, në mënyrë që që të gjithë nxënësit dhe punëtorët arsimorë të kenë qasje të lirshme me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

Ai konstatoi se të gjitha rrugët aktualisht janë të kalueshme dhe qytetarët kanë qasje në të gjitha institucionet, ndërkohë që po punohet edhe më tej për pastrimin e tyre nga bora. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj jave janë ndihmuar me artikuj ushqimorë 70 familje, kryesisht të fshatrave të thella malore si Jezerci e Burrniku, por edhe të fshatrave të tjerë. Nga familjet e ndihmuara, rreth gjysma janë të komuniteteve pakicë, gjë që tregon qasjen parimore të Komunës ndaj të gjithë qytetarëve.
Duke falënderuar kompanitë private që ndihmuan në tejkalimin e gjendjes emergjente, i pari i Ferizajt u përqëndruar tek një ndryshim që ka ndodhur viteve të fundit sa i takon shpenzimit të parasë publike për shërbimet mirëmbajtëse të kompanive. Ai tha se në vendt të kontratave fiktive, janë lidhur kontrata konrnizë, të cilat mundësojë kompensime financiare në përputhje me vëllimin e punëve dhe shërbimeve të ofruara dhe jo pagesa paushalle, siç ka ndodhur vite më pare. Kjo ka ndikuar që kostoja e shërbimeve të jetë dukshëm më e ulët për buxhetin e Komunës.

Svarqa tha se sa u takon shpifjeve për gjoja nepotizëm në tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve, është në gjendje të garantojë se gjithçka është proceduar sipas ligjit, ndërkohë që puna e nënkontraktimit të firmave fituese, nuk e intereson, sepse janë vetë firmat ato që i zgjedhin pastaj partnerët e tyre.
Sipas tij, komuna të cilën e drejton do të bëjë përpjekje maksimale për t’i përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, duke bashkëpunuar më ngusht me qytetarët dhe me kompanitë që mund t’i ofrojnë këto shërbime, duke i sanksionuar kompanitë e kontraktuara që nuk kanë bërë punë cilësore dhe duke e hapur konkurrencën, në të mirë të cilësisë së shërbimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat