Kryetari Svarqa dhe ipeshkvi Gjergji biseduan për çështje humanitare

Ferizaj

Kryetari Svarqa dhe ipeshkvi Gjergji biseduan për çështje humanitare

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:08
Muharrem Svarqa dhe ipeshkvi Gjergji

Imzot Dodë Gjergji dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, janë takuar në selinë e Ipeshkvisë së Kosovës, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim konkretizimin e ndihmës humanitare për popullatën e Ferizajt.

Pas takimit, kryetari Svarqa tha se është biseduar për mundësinë e ofrimit të hapësirave të reja nga Komuna e Ferizajt për nevojat e ngritjes së një qendreje kulturore nga kisha katolike, si dhe për mundësitë e konkretizimit të ndihmave humanitare nga fondacioni “Dom Lucian Avgustini”.

Image

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që t’i vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Ata shkembyen edhe dhurata modeste, ne shenje nderimi reciprok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat