Qindra-mijëra euro investime në Ferizaj

Ferizaj

Qindra-mijëra euro investime në Ferizaj

Nga: B.S Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:32
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e gjashtë projekteve infrastrukturore në komunën e Ferizajit.

Ministria do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve Sazli – Prelez i Muhaxherëve në vlerë prej 400 mijë euro, Sojevë – Mirosalë – Pojatë - Softaj në vlerë prej 400 mijë euro, Rahovicë – Kishnapole në vlerë prej 600 mijë euro, Pleshinë – Kashtanjevë në vlerë prej 1 milion euro,  Talinoc i Muhaxherëve në vlerë prej 200 mijë euro dhe ndërtimin e rrugës Bibaj (Kyçja R6) – Driton Islami (N2) në vlerë prej 400 mijë euro.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Ferizajt obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së. 

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat