Nuhi Çerkini, zgjidhet kryetar i rinisë ferizajase, të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal – Ferizaj

Ferizaj

Nuhi Çerkini, zgjidhet kryetar i rinisë ferizajase, të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal – Ferizaj

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:30
Nuhi Çerkini u bë Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Ferizaj

Nuhi Çerkini, është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Ferizaj si instance më e lartë për rini në ferizaj, e cila udhëheqë, të gjitha organizatat joqeveritare të profilit rinor, të qytetit të Ferizajtë, ku morrën  pjesë në Kuvendin Zgjedhor i cili është mbajtur  më 06.03.2017, tek Qendra e Kulturës- Ferizaj, salla e konferencave.

Në pajtim me grupin teknik te zgjedhjeve (INPO, HANDIKOS, Sektori I Rinisë), i krijuar në mbledhjen e datës 15.02.2017, organizata të cilat udhëheqën procesverbalin e kuvendit në menyrë demokratike, i monitoruar nga zyrtarët rinor të Drejtorisë së Kulturës dhe Rinsë, me votim bindës zgjodhën kryetarin për mandatin dy vjeqar, dhe kryesinë e saj, me nënkryetare Shkodrane Hasani dhe sektretare Qliresa Hasani, dhe kryesinë e saj .

Në këtë kuvend gjithsej  paraqiten, tre individë kandidaturen për udhëheqjen e KVRL. Kuvendin e përshëndeti, Drejtori për Kulturë dhe Rini, Naim Ferati njashtu dhe kryetari i ri duke aloduar në fuqizimin e rinisë ferizajase me projekte të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat