Nuhi Çerkini, zgjidhet kryetar i rinisë ferizajase

Ferizaj

Nuhi Çerkini, zgjidhet kryetar i rinisë ferizajase

Më: 10 mars 2017 Në ora: 12:33
Në këtë kuvend gjithsej paraqiten, tre individë kandidaturën për udhëheqjen e KVRL.

Nuhi Çerkini, është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Ferizaj si instance më e lartë për rini në Ferizaj, e cila udhëheqë, të gjitha organizatat joqeveritare të profilit rinor, të qytetit të Ferizajt, ku morën  pjesë në Kuvendin Zgjedhor i cili është mbajtur  më 06.03.2017, tek Qendra e Kulturës- Ferizaj, salla e konferencave.

Në pajtim me grupin teknik te zgjedhjeve (INPO, HANDIKOS, Sektori I Rinisë), i krijuar në mbledhjen e datës 15.02.2017, organizata të cilat udhëhiqen procesverbalin e kuvendit në menyrë demokratike, i monitoruar nga zyrtarët rinor të Drejtorisë së Kulturës dhe Rinsë, me votim bindës zgjodhën kryetarin për mandatin dyvjeçar, dhe kryesinë e saj, me nënkryetare Shkodrane Hasani dhe sekretare Qliresa Hasani, dhe kryesinë e saj.

Në këtë kuvend gjithsej  paraqiten, tre individë kandidaturën për udhëheqjen e KVRL. Kuvendin e përshëndeti, Drejtori për Kulturë dhe Rini, Naim Ferati njashtu dhe kryetari i ri duke aloduar në fuqizimin e rinisë ferizajase me projekte të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat