Demokracia Studentore reagon ndaj gjuhës fyese të kryetarit Muharrem Sfarqa

Ferizaj

Demokracia Studentore reagon ndaj gjuhës fyese të kryetarit Muharrem Sfarqa

Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:25
Demokracia Studentore në Kuvendin Komunal të Ferizajt kundër diskriminimit të gruas dhe gjuhës fyese

Demokracia Studentore, të enjten, mbajti një aktivitet simbolik në Kuvendin Komunal të Ferizajt kundër diskriminimit të gruas dhe gjuhës fyese, të cilën e ka përdorur kryetari Muharrem Sfarqa ndaj asambleistes së zgjedhur nga populli në Kuvendin Komunal në Ferizaj.

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa, tha se këtë aktivitet simbolik e kanë organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj diskriminimit të grave dhe për t'i treguar kryetarit Sfarqa se sjelljet e tij janë të papranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ky gjest duhet demaskuar dhe gjykuar, gjithashtu duhet nxitur shkollimi i femrës dhe të punohet sa më shumë drejt avancimit të saj sepse nëse emancipimi i gruas nuk është arritur në shkallën e duhur, atëherë mund të vlerësohet se nuk kemi mundur ta ndërtojmë atë popull në skemën e një shteti të zhvilluar. Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme moderne i jep imazh shtetit se në cilën shkallë të kulturës jemi si popull apo si komb”, tha Ramusa.

Ai ka shprehur shqetësimin për sjelljen e zyrtarëve komunalë, të cilët, sipas tij, në mënyrë agresive e kanë shqyer pankartën dhe kanë sulmuar direkt demokracinë, thuhet në komunikatën për media të Demokracisë Studentore.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat