Mbi 220 mijë euro investime orientohen në fshatin Surqinë të Ferizajt

Ferizaj

Mbi 220 mijë euro investime orientohen në fshatin Surqinë të Ferizajt

Më: 31 maj 2017 Në ora: 16:08
Pamje nga nisja e projektit në fshatin Surqinë të Ferizaj

Në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt sot kanë nisur një projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do të përmirësojë jetën e banorëve të këtij lokaliteti. Bëhet fjalë për asfaltimin e disa rrugicave të fshatit që do të mundësojnë një qarkullim më të mirë drejt qytetit por edhe fshatrave përreth.

Në fillimin e këtyre punimeve kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa tha se Surqina për një kohë të gjatë ishte harruar nga pushtetet, por tani me projektet e reja po tentohet përmirësimi i kushteve të cilat do të ndikojnë që të mos braktiset fshati.

“Tash në këtu po mundohemi të kthejmë mënyrën e mirë të jetës dhe t’i eliminojmë të gjitha shkaqet e migrimit fshat –qytet përmes investimeve që po bëhen. Ne po nisim të asfaltojmë rrugicat e fshatit në gjatësi mbi 3 kilometra dhe në gjerësi prej 6 metrash , standard tashmë i njohur e i aplikuar në komunën e Ferizajt si dhe trashësi prej 8 centimetrave e cila shtresë do të mundësojë edhe qarkullimin e automjeteve të rënda. Sepse në këtë fshat do të shtohen nyje të reja qarkullimi edhe nga investimet që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës nga projekti që do të realizohet e që do ta lidh periferinë e fshatit Surqinë me Prelezin i Muhaxherve dhe fshatin Papaz ,një projekt ky që është në fazën përfundimtare me të cilin ne e kemi përfituar dhe së shpejti do t’i realizojmë procedurat e tenderimit Investimet për këtë lokalitet në kuadër të këtij projekti kapin shumën rreth 220 mijë euro dhe janë mjaft të rëndësishme dhe mjaft të dobishme për të gjithë banorët e veçanërisht për nxënësit të cilët do ta kenë me të lehtë lëvizjen e tyre drejt shkollës e mjediseve të tjera”, ka deklaruar kryetari Svarqa.

Edhe banorët e fshatit Surqinë i kanë mirëpritur investimet e komunës në fshatin e tyre. Thanë se asfalti ka qenë një ëndërr për disa shtëpi në periferi.

“Vërtet kemi qenë të izoluar prandaj është mjaft i rëndësishëm ky projekt . Disa shtëpi e kanë pasur mjaft larg asfaltin dhe lëvizjen e kufizuar në kushte jo të mira atmosferike, ndërsa tash jemi të gjithë barabartë” deklaroi me këtë rast Flamur Llabjani banor i fshatit Surqinë.

Punimet në këtë projekt është duke i kryer operatori ekonomik “Berisha Kompani”. U bë e ditur fshati Surqinë ka mbi 600 banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat