INPO: Raporti financiar i 6 mujorit i Komunës së Ferizajt s`i përmbushë kriteret ligjore - Bota Sot
INPO: Raporti financiar i 6 mujorit i Komunës së Ferizajt s`i përmbushë kriteret ligjore

Ferizaj

E hënë, 11 dhjetor 2017

INPO: Raporti financiar i 6 mujorit i Komunës së Ferizajt s`i përmbushë kriteret ligjore

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 11:14
Komuna e Ferizajit

INPO shpreh indinjatë ndaj mosangazhimit dhe mungesës së interesimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Ferizajt për të shqyrtuar seriozisht, dokumentet e punës së Kuvendit në seancën e fundit, në veçanti shpenzimet financiare të komunës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas INPO, raporti financiar për periudhën janar-qershor 2017, i shqyrtuar në Kuvend, me përmbajtjen aktuale nuk i përmbush kriteret ligjore të një organizate buxhetore, siç është komuna.

“ Ky raporti përmban vetëm shuma totale të planifikimit dhe shpenzimit për kategori të ndryshme ekonomike dhe në asnjë faqe të tij nuk i përfshinë detajet të lidhur me shpenzimin e parasë publike gjatë periudhës raportuese. Sipas Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë, raportet tre mujore, përveç tjerash, duhet të përbëjnë: një përmbledhje të statusit të të gjitha projekteve kapitale të shpenzimit; mbishkrim të ndonjë deficiti ose deficiti buxhetor dhe mënyra se si janë financuar; detaje të pagesave të borxheve ndaj palëve të tjera, numri faktik i punonjësve të përhershëm dhe të përkohshëm të komunës krahasuar me numrat e autorizuar në buxhet; një raport mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm në Raportin Vjetor të Auditimit të pasqyrave financiare,  të cilat kryetari i komunës së Ferizajt, nuk i ka prezantuar në dokument. Rrjedhimisht, kryetari i komunës nuk i ka respektuar urdhëresat e nenit 45 të Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë. Madje nuk i ka respektuar as afatet kohore për raportim në Kuvend”, ka bërë të ditur INPO në një komunikatë për media.

Në anën tjetër, po sipas kësaj organizate, është shqetësues fakti, se anëtarët e Kuvendit Komunal, përfshi anëtarët e koalicionit shumicë, miratojnë dokumente dhe raporte, të cilat nuk i përmbushin standardet ligjore dhe ato të transparencës, në veçanti në sferën e shpenzimit të parasë publike, përmes mbivotimit.

INPO thotë se në vazhdimësi ka tërhequr vërejtjen për mungesën e rezultateve të punës së Kuvendit Komunal në ushtrimin e mekanizmave të kontrollit ndaj ekzekutivit dhe kërkimin e llogarisë për shpenzimin e parasë publike, ndërsa kalimi i raportit financiar pa një debat të mirëfilltë dhe pa kërkim të llogaridhënies sipas obligimit ligjor është dëshmia më e mirë e cilësisë së punës dhe angazhimit të këtij Kuvendi.

INPO i rikujton Kuvendit Komunal, se ai është organi më i lartë vendimmarrës,  i cili do të duhej të sigurohej se po zbatohen të gjithë mekanizmat ligjorë dhe standardet që promovojnë transparencën financiare të komunës, ndaj do të duhej ishte autoritet i pakontestueshëm për kontrollin dhe mbikëqyrjen e punës së Kryetarit.

Po ashtu kjo organizatë, ka ftuar kryetarin e komunës që ta ndërpresë praktikën e mos prezantimit të hollësishëm të shpenzimeve të parasë publike. “Të angazhohet maksimalisht që raportet financiare të jenë në përputhje me frymën e Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë dhe standardet për transparencë financiare. Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF)”, thotë INPO.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test