INPO: Faik Grainca po shpif nga paniku i përballjes me ligjin - Bota Sot
INPO: Faik Grainca po shpif nga paniku i përballjes me ligjin

Ferizaj

E hënë, 11 dhjetor 2017

INPO: Faik Grainca po shpif nga paniku i përballjes me ligjin

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:11
Organizata INPO

Organizata INPO ka mohuar akuzat e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizimit së Komunës së Ferizajt, Faik Grainca, se kjo organizatë po shpërndan pamflete.

Në një komunikatë për media INPO fton kryetarin e komunës që në emër të institucionit të komunës të distancohet nga këto deklarata, përmes së cilave tentohet të njolloset dhe të denigrohet puna profesionale e INPO-s.

“Deklarata e djeshme e Grainca, se organizata INPO po shpërndan pamflete, janë të paqëndrueshme, ngase ne prej disa vjetësh monitorojmë punën e organeve komunale, pavarësisht emrave të drejtorëve. Deklarimet kësisoj kanë për synim dëmtimin e reputacionit të INPO-s”, thuhet në reagim.

INPO i bën thirrje të gjitha autoriteteve relevante të zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore për të mbajtur përgjegjës para ligjit të gjithë ata zyrtarë që me veprime apo mosveprime, i kanë kontribuuar procesit të mbrapshtë dhe të kontestuar të hartimit të politikave për zhvillim hapësinor në Ferizaj.

“Përmbajtja e deklaratave të tij, lë të nënkuptohet, se Grainca nuk është i gatshëm të pranojë kritikën konstruktive, duke shfaqur mos durim edhe ndaj mediave dhe institucioneve të tjera që synojnë mbrojtjen e ligjit dhe interesit qytetar”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test