Kandidati për kryetar të Ferizajt kërcenon me “Kanun”

Ferizaj

Kandidati për kryetar të Ferizajt kërcenon me “Kanun”

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:30
Bashkim Fazliu gjetë debatit në Kuvendin Komunal, Ferizaj

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Nisma për Ferizajn, Bashkim Fazliu përmes një statusi në Facebook ka kërcënuar “me kanun dhe me çfarëdo ligji” nëse siç ka thënë ai dikush ia prek familjen.

Ai madje, ka shkuar aq larg duke bërë thirrje të mos i preket familje “se nuk kanë vdekur krejt burrat ende”.

“Edhe me Kanun e me çfarëdo ligji – nëse dikush të prekë në familje duhesh me e mbrojte familjen se nuk je kurrfarë burri nëse s’je në gjendje me mbrojt së pari familjen tënde. Prandaj mos guxoni të më prekni në familje se e dini…! S’kanë vdekë krejt burrat ende”, ka shkruar ai.

“Po e shkruaj këtë se disa njerëz po më bajnë ‘reklamë pa pare’ tu e pre videon qëllimisht, duke tentu me bë propagandë negative sepse ju s’jeni në gjendje së pari me e mbrojte pragun e shtëpive tuaja”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat