Kurti: Faton Topalli është fati i mirë për të varfërit, të shtypurit dhe të shfrytëzuarit - Bota Sot
Kurti: Faton Topalli është fati i mirë për të varfërit, të shtypurit dhe të shfrytëzuarit

Ferizaj

E martë, 12 dhjetor 2017

Kurti: Faton Topalli është fati i mirë për të varfërit, të shtypurit dhe të shfrytëzuarit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:49
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje! ka vazhduar fushatën sot në qytetin e Ferizajit, ku është bërë thirrje të votohet kandidati për kryetar komune, Faton Topalli, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal. Tubimi është hapur nga deputeti Albin Kurti, i cili qysh  në fillim tha  që Vetëvendosje! e ka konceptin e drejtë dhe programin e kandidatin më të mirë për Ferizjain.

“Unë ju ftoj të gjitë juve dhe secilin prej jush që të shtrëngoni duart e qytetarëve në secilën lagje dhe në secilinn fshat”, iu tha Albin Kurti pjesëmarrësve në këtë tubim, me ç’rast ironizoi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se do të fitonte me duar në xhepa.

“Le të shikojmë përpara, le të shikojmë edhe prapa, për të ecur përpara”, ishte thirrja e deputetit Kurti në këtë tubim.

Më tutje, ai ka kritikuar qeverinë qendrore, duke thënë se qeveria aktuale nuk po guxon ta shkarkojë ministrin e dyshuar për krime, Nenad Rikalon, të cilit ia ka besuar ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë.

Kurti u shpreh i bindur se me 23 Tetor do të ketë festë për Ferizajin dhe gjithë Kosovën sepse do të fitojë Lëvizja VETËVENDOSJE!, teksa ka ftuar mërgimtarët që ditën e zgjedhjeve të votojnë sa më shumë.

“Qytetarët do ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje!, e cila çka premton - e realizon, sepse çka fillon - e përfundon. Të dashur qytetarë të Ferizajit, Fatoni është fati ynë për arsimin, Fatoni është fati jonë për zhvillimin, Fatoni është fati jonë për transparencën, Fatoni është fati jonë për kompetencën, Fatoni është fati jonë për shëndetësinë, Fatoni është fati jonë për përgjegjësinë. Pas 22 Tetorit Fatoni është fati i mirë për të varfërit, të shtypurit, të shfrytëzuarit, të shkelurit, të diskriminuarit e të stigmatizuarit në Ferizaj”, ka thënë veç tjerash Kurti, duke bërë thirrje që qytetarët e Ferizajit ta votojnë numrin 10.

Image
Donika Kadaj

Donika Kadaj në Ferizaj fton që të votohet Faton Topalli dhe sa më shumë gra e vajza të VV-së për Kuvendin Komunal

Në tubimin e VV-së që po mbahet në qytetin e Ferizajit, Donika Kadaj, tha se herën e fundit kur ajo dhe VV ishin në Ferizaj, panë vullnet e entuziazëm të madh.

“Ju vetë na treguat me 11 qershor se për kë rrugë jeni përcaktuar. Ju e votuat në shumicë listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Por tash kemi mbërritur në muajin tuaj. Muajin e zgjedhjeve për komunën tuaj, për jetën tuaj të përditshme. Ju na keni mësuar se ka ardhur koha e qeverisjes së Vetëvendosje!-s”, tha ajo para ferizajasve.

Më pas, ajo tha se Ferizaji është gati për këtë, ndaj ftoi qytetarët që ta mbështesin Faton Topallin dhe  listën e kandidateve tona për Kuvendin Komunal të Ferizajit.

“E di që për Fatonin do të votoni krejt, ndaj do ju lutesha të mbështesni pa rezervë gratë dhe vajzat në listën tonë për Kuvendin e Ferizajit. Ne kemi programin socialdemokrat që mbështet pa rreshtuar vajzat dhe gratë, e veccanërisht nënat e reja. Por është e domosdoshme që këtë program tonin ta paraqesin me zërin e tyre në kuvend vajzat e gratë e Ferizajit, kandidate të Lëvizjes Vetëvendosje!”, tha po ashtu deputetja Donika Kadaj në tubimin e mbajtur në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test