Personat me Sindromën Down meritojnë vëmendje

Ferizaj

Personat me Sindromën Down meritojnë vëmendje

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:34
Amir Rexhepi

Sot, kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt vizitoi Organizatën Down Sindrome Kosova dega në Ferizaj. Aty u njoftua me problemet të cilat ballafaqohen fëmijët e prekur me Sindromen Down.

"Ne u zotuam që do të angazhohemi për krijimin kushteve më të mira, me ardhjen time si kryetar komune, do të bëj të mundur për gjetjen e një hapësire e cila plotëson nevojat dhe kërkesat e tyre, po ashtu, u zotova se do të mbështes hapjen e një kafiterie ku mund të punësohen personat me Sindromën Down. Edhe personat me sindromën down mund të përfshihen në punësim, ka thënë Amir Rexhepi, kryetar i AKR-së për Ferizaj dhe kandidat për kryetar komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat