Migjeni garanton 10 mijë vende pune - Bota Sot
Migjeni garanton 10 mijë vende pune

Ferizaj

E premte, 15 dhjetor 2017

Migjeni garanton 10 mijë vende pune

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 21:17
Bashkim Fazliu-Migjeni

Bashkim Fazliu-Migjeni nga Nisma Qytetare për Ferizaj ka thënë se nisma të cilën ai përfaqëson do të ofrojë zgjidhje inovative për çdo problem që kanë qytetarët e këtij qyteti.

Në debatin e organizuar në të cilin prezent janë edhe kandidatë nga partitë tjera, Fazliu ka theksuar se në fokus e kanë rininë dhe programi i tyre kryesisht fokusohet në atë që e kanë quajtur programi ABC, për shkak se rinia është duke e braktisur këtë vend.

“Ne ofrojmë 10 mijë vende pune, brenda katër viteve. Çdo studenti të rregullt, si në universitet publik, si në atë privat ne i ofrojmë 100 euro. Kurse për nxënësit e fshatit, qoftë për ata të shkollës së mesme, qoftë fillore ne ofrojmë mbulimin e shpenzimit për udhëtimin e tyre. Ne planifikojmë një qendër të inovacionit në mes të së cilës do të përkrahim të rinjtë. Çdo ide inovative të tyre”, ka thënë ndër tjerash Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test