Gjermanët të gatshëm të investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Gjermanët të gatshëm të investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 12:27
Dardan Gashi ka pritë në takim investitorë gjerman.

Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka pritë në takim investitorë gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës.

Kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milion euro në rajonin e Ferizajt.

“Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri dhe njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Nga ana tjetër, Presidenti i kompanisë “Unitas Energy” Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në ballkan.

“Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milion euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshi Greqinë dhe Turqinë” – ka thënë Juraschek.

Pjesmarrës në këtë takim bashkë me zv. Kryeministrin Gashi ishte dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Recica. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat