Dënohet LDK shkaku i tubimit të Muharrem Svarqës - Bota Sot
Dënohet LDK shkaku i tubimit të Muharrem Svarqës

Ferizaj

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Dënohet LDK shkaku i tubimit të Muharrem Svarqës

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:33
Muharrem Svarqa në tubim zgjedhor

Një tubim zgjedhor në fshatin Rahovicë i kandidatit të LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ku kishte të përfshirë edhe persona nën moshën 18 vjeç, i ka kushtuar me 3.100 euro gjobë  partisë së tij.

Paneli  Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, e cila pretendonte se më 12 tetor 2017, kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa ka shkelur Rregullën Zgjedhore 13/2013, duke përfshirë fëmijë në një tubim të mbajtur në fshatin Rahovicë të komunës së Ferizajt.

Përfaqësuesit e LDK-së para PZAP janë arsyetuar duke thënë se personat që shihen në fotografi nuk mund të trajtohen si persona të mitur dhe se pavarësisht kësaj kanë larguar fotografitë nga rrjetet sociale për të shmangur çdo keqkuptim.

PZAP nuk është bindur nga arsyetimi i LDK-së dhe e kanë shqiptuar gjobën prej 3.100 eurove ndaj këtij subjekti.

BIRN dhe Internews Kosova kanë paraqitur gjithsej 56 ankesa për shkeljet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa 26 prej këtyre vendimeve janë miratuar, ndërsa shuma e përgjithshme e dënimeve është rreth 70 mijë euro./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test