Kjo është partia që mori më së shumti vota në Ferizaj - Bota Sot
Kjo është partia që mori më së shumti vota në Ferizaj

Ferizaj

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kjo është partia që mori më së shumti vota në Ferizaj

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 19:45
Muharrem Svarqa dhe Agim Aliu

Sipas rezultateve të para të dala nga sondazhi i Exit Poll-it, Komuna e Ferizajit pritet të shkojë në balotazh, me ç’rast gara pritet të vazhdojë mes PDK-së (e drejtuar nga Agim Aliu) dhe LDK-së (e drejtuar nga Muharrem Svarqa).

Ky rezultat partinë me më së shumti vota e ka renditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke lënë si partinë e dytë LDK-në.

Sipas rezultateteve të ekipit të drejtuar nga Shkelzen Maliqi, partitë në komunën e Ferizajit për asamble kanë arritur rezultatet si më poshtë:

PDK: 32%

LDK: 30.2%

LVV: 22.9%

AAK: 8.3%

Nisma: 2.3%

Tjera: 3.5%

E pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje mori rezultatin më të mirë në zgjedhjet nacionale në Komunën e Ferizajt, në garën komunale sipas këtij rezultati nuk e ka arritur një rezultat të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test