Svarqa: LDK u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend - Bota Sot
Svarqa: LDK u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend

Ferizaj

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Svarqa: LDK u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:21
Muharrem Svarqa

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se pas votimeve të së dielës LDK u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend.

” LDK e cila njeh thellë rrënjët e Kosovës. LDK e cila me përkushtim ndjek frymën e Ibrahim Rugovës u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend. Dua t’i uroj përzmersisht të gjithë kryetarët e LDK-së nëpër komuna që me punë e sakrificë arritën të ruajnë votat tona tradicionale por edhe t’ i shtojnë e t’i dyfishojnë ato”.

” Kosova ka nevojë për njerëz të dijshëm, të përkushtuar e atdhetarë. U pa se të tillë kemi shumë. Dalshim faqebardhë nga i gjithë ky proces”, ka shkruar ai në Facebook.

Sfarqa në votimet e 22 tetorit fitoi 30.00 përqind bazuar në rezultatet e KQZ-së me ç`rast do të përballet në balotazh me Agim Aliun e Vetëvendosjes i cili morri 39.18%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test