PDK e AAK bëhen bashkë për ta sfiduar Muharrem Sfarqën në Ferizaj - Bota Sot
PDK e AAK bëhen bashkë për ta sfiduar Muharrem Sfarqën në Ferizaj

Ferizaj

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

PDK e AAK bëhen bashkë për ta sfiduar Muharrem Sfarqën në Ferizaj

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 21:54
Muharrem Sfarqa

AAK, dega Ferizaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me PDK-në e Agim Aliut e cila ka arritur të jetë e para gjatë zgjedhjeve të 22 tetorit 2017.

Gjatë këtij takimi AAK dhe PDK arritën marrëveshje që gjatë balotazhit që do të mbahet me 19 nëntor, ta mbështesin për Kryetar Komune, Agim Aliun.
Dega e AAK-së në Ferizaj, në një postim në Facebook ka njoftuar qytetarët e Ferizajt për marrëveshjen mes dy partive.

Ky është postimi i plotë:

Njoftim
Gjatë takimit që zhvilluam me antarët e krysisë së nëndegës në fshatin Varosh u dakorduam për balotazhin e 19 nëntorit në Komunën e Ferizajt ta mbështesim kandidatin për kryetar të Komunës nga Partia Demokratike e Kosovës z. Agim Aliu.
Ftojmë të gjithë qytetarët për mbështetje.
Me respekt:
Nëndega e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës në fshatin Varosh.
H.K

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test