Sfarqa falënderon votuesit, pranon humbjen - Bota Sot
Sfarqa falënderon votuesit, pranon humbjen

Ferizaj

E hënë, 11 dhjetor 2017

Sfarqa falënderon votuesit, pranon humbjen

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 23:38
Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa ka falënderuar votuesit e tij ndonëse ka thënë se votat kanë qenë të pamjaftueshme fitoren e tij.

“Konsideroj se me këtë rezultat duhet të pajtohemi ngase mbretëria e votës ka vendosur kështu. Ferizajn do të vazhdojmë ta duam edhe nga pozicione tjera dhe do të punojmë fuqishëm për zhvillimin e tij.Kemi humbur ndoshta vetëm një betejë e lufta vazhdon për fuqizim e reformim politik”.

“Numrat nuk e shprehin frymën. Numrat janë vetëm aspekt sasior dhe nuk janë esencial për të përcaktuar vullnetin tonë.Ne do ta ruajmë frymën e punës, të progresit e të ndikimeve pozitive ndërsa nuk do të dorëzohemi në asnjë mënyrë”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga 100% e vendvotimeve të procesuara në këtë komunë, Agim Aliu i PDK-së fitoi balotazhin me 56,17% e ndërsa 43.83% të votave i ka marrë Muharrem Svarqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test