Lirohet nga akuza një zyrtar i shkollës Ekonomike të Ferizajt - Bota Sot
Lirohet nga akuza një zyrtar i shkollës Ekonomike të Ferizajt

Ferizaj

E shtunë, 26 maj 2018

Lirohet nga akuza një zyrtar i shkollës Ekonomike të Ferizajt

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:40
Pamje nga seanca

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur sot aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.R, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë, në mungesë të provave të pandehurin A.R e ka liruar nga akuza.

 Sipas Prokurorisë i akuzuari  A.R, në shtator të vitit 2015, në shkollën e mesme ekonomike në Komunën e Ferizajt në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar para në vlerë prej 10.370 euro.

Sipas Prokurorisë  në atë mënyrë që këshilli organizativ i shkollës pasi ka grumbulluar paratë nga nxënësit, në vlerë prej 28.800 euro, të njëjtat para ia  ka dorëzuar të pandehurit me qëllim që pastaj t’i dorëzohen përfaqësuesit i cili ka fituar tenderin për transportin e nxënësve për ekskursion në Republikën e Shqipërisë, ku sipas marrëveshjes përfaqësuesi ka qenë i autorizuar që të kryej pagesën e qëndrimit në hotel dhe vizitave të tjera për nxënës.

 Ditën e nisjes paratënë vlerë prej 4.410 euro, e kanë paguar nxënësit të cilët më parë nuk e kishin kryer pagesën, të cilën shumë i pandehuri ditën e tretë të ekskursionit ia  ka dorëzuar të dëmtuarit N.M në prezencë të S.A dhe M.H, ndërsa shumën e parave të pranuara nga këshilli nuk ia ka dorëzuar të dëmtuarit, mirëpo i pandehuri ka bërë pagesën e hotelit kinse në vlerë prej 23.320 euro pa autorizim dhe pa prezencën e të dëmtuarit, ndërsa pagesa ka qenë dashur të bëhej në vlerë prej 13.360 euro. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test