Ferizaj do të bëhet me Qendër të Inovacionit - Bota Sot
Ferizaj do të bëhet me Qendër të Inovacionit

Ferizaj

E premte, 20 prill 2018

Ferizaj do të bëhet me Qendër të Inovacionit

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 18:08
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zyrtarë ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj.

Menjëherë pas këtij takimi kryetari Aliu, ka theksuar se vizita e ministrit Beqaj është e veçante me vet faktin se tregon edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës që do ta ketë në katër vitet e ardhshme.

“Sigurisht që ne i kemi prezantuar dhe do të prezantojmë edhe projekte të tjera në vijim, që të jenë pjesë e angazhimeve qeveritare, por unë e vlerësoj të veçantë vizitën  e ministrit Beqaj, për faktin se  drejton një ministri shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin për media.

“Një ministri që është e re, por që lidhet shumë me vet qytetin e Ferizajt, lidhet me qytetin e Ferizajt, sepse është Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe pikërisht Ferizaj është qyteti më ndërmarrësin më të zhvilluar në Republikën e Kosovës dhe kjo e bën dyfishë  më të rëndësishme vizitën e ministrit Beqaj”.

Aliu ka thënë se në takim është dakorduar edhe për formën e bashkëpunimit në të ardhmen. Ai po ashtu këtë të fundit e ka njoftuar lidhur edhe me projektet të caktuara që lidhen me Ministrinë e Inovacionit.

“I paraqita ministrit kërkesën që të mbështete komunën  e Ferizajt, pikërisht për themelimin e Qendrës  së Inovacionit dhe Teknologjisë, një premtim që unë e kam dhënë para qytetarëve ferizajas dhe tashmë po presim që ta realizojmë së bashku me ministrinë”.

E nga ana tjetër ministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë është shprehur se Kosovës do t’i ketë katër Qendra Inovative, dhe se njëra do të jetë pikërisht në qytetin e Ferizajt.

“Ne kemi thënë që do të themelojmë katër qendra, qendra e parë do të bëhet në Prishtinë dhe do të behet në bashkëpunimi edhe me Universitetin e  Prishtinës, sepse gravitojnë një numër i madh i studenteve dhe Qendra e dytë do të jetë në Ferizaj, dhe kjo do të jetë në funksion edhe të ndërrmarrësisë, por edhe të Universitet të Ferizajt”.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakroduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test