Pesë vjet e gjashtë muaj burgim për shpërlarje të parave - Bota Sot
Pesë vjet e gjashtë muaj burgim për shpërlarje të parave

Ferizaj

E enjte, 16 gusht 2018

Pesë vjet e gjashtë muaj burgim për shpërlarje të parave

Më: 29 janar 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim si dhe 25 mijë euro gjobë dy persona të akuzuar për veprën penale “shpërlarja e parave” , financimi i terrorizmit dhe shmangje nga tatimi.

Siç bën të ditur kjo gjykatë të pandehurit obligohen që në afat prej 30 ditëve, pasi aktgjykimi të marr formën e prerë, palës së dëmtuar buxhetit të Kosovës, t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në vlerë prej 274.362.36 euro.

Ata akuzohen se nga viti 2005 deri në vitin 2010, në bashkëkryerje kanë bërë pastrimin e parave të fituara, duke keqpërdorur autorizimet ne ekonomi, ashtu që kanë bërë tregti brenda dhe jashtë territorit të Kosovës për blerjen e marrave nga Republika e Kinës dhe atë këpucë, fillimisht kanë deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste në Kosovë pastaj i kanë transferuar në bankat e Kinës për t’i furnizuar me mallra subjektet e tyre afariste, përkatësisht N.T. “M….” me pronar J.L dhe N.T.P. “R….” me pronar J.L1, nga rrjedhë se shuma e mjeteve të transferuara pa import të mallit për këto dy subjekte afaristë kap vlerën e 1.739.362.66 euro, për të cilat nuk është justifikuar prejardhja e parave të transferuara jashtë vendit e që në rastin konkret janë munduar të fshehin apo maskojnë natyrën apo burimin e vërtet të kësaj pasurie që për të pandehurit kap shumën totale prej 274.362.36 euro që nënkupton shumën e parave të shpërlara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test