Flet zyrtari i Komunës së Ferizajt i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur - Bota Sot
Flet zyrtari i Komunës së Ferizajt i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur

Ferizaj

E enjte, 20 shtator 2018

Flet zyrtari i Komunës së Ferizajt i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:57
Rexhep Bajrami

Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, të mërkurën është suspenduar nga puna, me vendim të kryetarit të Komunës.

Kjo pasi Bajrami, pjesëtar i komunitetit ashkali, po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij, në objektin e Komunës së Ferizajt, me një 15-vjeçare, me nacionalitet shqiptare.

Bajrami për arbresh ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me të mituren, për të cilën thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.

E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami. Sipas tij, vajza në zyre nuk kishte qëndruar me shumë se 5 minuta.

Traineri i karates tha se vajza gjendej në zyrën e tij për të kërkuar nga ai shumën prej 10 euro që asaj i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

Ai ngritë dyshime se rasti në plotni është montuar.

53 vjeçari drejton gishtin kah zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari.

Ai thotë se prindi i zv/ministrit është sigurim në Komunën e Ferizajt dhe tash e një kohë të gjatë po tenton të largojnë atë nga kjo pozitë.

Bajrami akuzon vajzen se përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Madje, 53 vjeçari pretendon se i dashuri i vajzës e ka shtyer të mituren që herën e parë ta denoncojë atë për ngacmim seksual.

Për rastin e fundit Rexhep Bajrami, në polici thotë se ka deklaruar se 15-vjeçarja kishte ardhur tek ai në zyrë për t’i kërkuar para dhe se për një gjë të tillë e ka dërguar prindi i saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test