Komuna e Ferizajt mban mbledhjen e ekzekutivit

Ferizaj

Komuna e Ferizajt mban mbledhjen e ekzekutivit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:18
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mbajti mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh problemore me të cilat po ballafaqohet ekzekutivi komunal në baza ditore si dhe planet, iniciativat konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve. 

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi drejtorët e drejtorive komunale për angazhimin e tyre të shtuar për kapërcimin e sfidave më të cilat po përballet qeverisja komunale, sidomos sfidave në fushën financiare/buxhetore.

Pikë e veçantë diskutimi në këtë mbledhje të ekzekutivit komunal ishte edhe përgatitjet finale për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, me ç ‘rast drejtorët e drejtorive komunale i komunikuan kryetarit Aliu, fazën e procedimit të tyre brenda drejtorive përkatëse si dhe pikat të cilat do të propozohen në seancën e radhës së Kuvendit Komunal.  Me rëndësi të veçantë në këtë mbledhje ishte edhe iniciativa e kryetarit të Komunës, Agim Aliu për lirimin e hapësirave publike me qëllim mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, përkatësisht heqjen e tezgave, reklamacioneve që nuk posedojnë lejen adekuate, verandave që tejkalojnë lejet përkatëse dhe vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe në një fazë të mëvonshme në koordinim me institucionet e tjera edhe mbylljen e kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit, objekte këto që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe distancën mes institucioneve të rëndësisë së veçantë të parapara në dispozitat përkatëse ligjore. 

Kjo iniciativë e Kryetarit Agim Aliu, brenda pak ditësh do të rezultojë me një aksion të përbashkët komunal, në koordinim me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, Inspektoratin Komunal si dhe me asistimin edhe të organeve të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat