Gashi mbështet Ferizajn në ndërtimin e infrastrukturës sportive

Ferizaj

Gashi mbështet Ferizajn në ndërtimin e infrastrukturës sportive

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:35
Kujtim Gashi dhe Agim Veliu

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë vizitës në komunën e Ferizajt me të parin e kësaj komune, Agim Aliu ka nënshkruar dy memorandume për mbështetjen financiare për ndërtimin e Sallës Sportive në Greme dhe renovimin e Stadiumit të Futbollit në Ferizaj.

Ministri Gashi ka deklaruar se këto dy projekte ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e të rinjve ferizajas.

Gashi shtoi se Ministria që ai udhëheqë ka ndarë rreth 500 mijë euro për Ferizajn për projektet sportive me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë sportistët e kësaj komune.

Gashi: Synojmë të krijojmë kushte më të mira

"Përmes këtij memorandum në vlerë prej 300 mijë euro në fakt këto mjete financiar e tashmë i kemi të siguruara për projektin e sallës sportive në Greme...Gjitha procedurat për realizimin e këtij projekti ia kemi bartur komunës së Ferizajt. Kurse ne do të zotohemi se këto mjete financiare me rishikim të buxhetit varësisht sa do të na kushtoj kostoja e këtij projekti. Gjithashtu përmes aneks memorandumit jemi zotuar se do i ndajmë edhe 200 mijë euro për renovimin e stadiumit aktual të komunës së Ferizajt, me qëllim që sportistëve dhe klubeve të Ferizajt t'iu krijojmë një hapësirë dhe kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive", u shpreh Gashi.

Ministri Gashi ndër të tjerash tha se në këtë takim me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu u dakorduan që projekti i bashkë financuar për Qendrën Rinore në Ferizaj të përfundoj në vitin 2018.

Gashi: Në vitin 2018 zotohemi se do përfundoj Qendra Rinore

 "Gjithashtu së bashku me kryetarin e zotuam ta përmbyllin projektin për Qendrës Rinore një projekt një projekt shumë i rëndësishëm i cili ka një kosto prej gjysmë milionë euro. 250 mijë euro për këtë projekt i ka ndarë Ministria e Kulturës, kurse 260 mijë euro do t'i siguron komuna e Ferizajt. Por zotimi ynë është që ky projekt të përmbyllet në vitin 2018”, ka deklaruar ai.

Gashi po ashtu bëri të ditur se me kryetarin Aliu kanë biseduar që kjo komunë të filloj procedurat për Qendrën Rajonale të Trashëgimisë.

Kurse, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se përmes kësaj mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ferizaj krahas epiteti si qendër e zhvillimit ekonomik po merr edhe epitet kulturor.

Sipas tij me ministrinë Gashi u dakorduan për ndërtimin e sallës sportive në Greme dhe renovimin e stadiumit të futbollit në këtë komunë, dy projekte këto të cilat do përmirësojnë jetën kulturore në këtë komunë.

 Aliu: Kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme

 "Me ministrinë nënshkruam një marrëveshje tepër të rëndësishme jo vetëm për ndërtimin e kësaj salle në Greme, por edhe për vetë Ferizajn sepse ndërtimi i  një sallë të tillë do të mundësoj edhe më shumë profesionalizëm sa i përket edhe zhvillimit të klubeve sportive, sepse do kemi edhe më shumë mundësi ku sportistët dhe bizneset tona do të mund të ushtrojnë aktivitetet e tyre. Gjithashtu sot nënshkruam edhe marrëveshjen për mbështetje respektivisht aneks të renovimit të stadiumit", tha Aliu.

Sipas Aliut gjatë këtij takimi nga ministri Gashi morën mbështetje edhe për festivalin e teatrove, dhe disa projekteve tjera kulturore.

 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i pyetur për projektin për ndërtimin e stadiumit të ri në Ferizaj ka deklaruar se ministria që ai udhëheqë nuk ka fonde të ndara për këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat