LDK në Ferizaj demanton kryetarin e Komunës

Ferizaj

LDK në Ferizaj demanton kryetarin e Komunës

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 15:29
LDK, Ferizaj

Në vazhdën e ankesave të pafund, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, dezinformoi dje sërish publikun. Kësaj radhe lidhur me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunës së Ferizajt më 27.4.2017, për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj. 

Aliu tha në Kuvendin e Komunës se gjoja ky memorandum qenka nënshkruar nga një njeri që është gjetur rastësisht korridoreve të ministrisë. E vërteta është se memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së z. Veton Firzi. Nëse për z. Aliu sekretari i përgjithshëm i një ministrie paraqet vetëm një person që endet korridoreve të ministrisë, ky është vlerësim i tij, sipas meje i gabuar tërësisht.

Veç kësaj z. Aliu pohoi se është shpallur tenderi, pa mjete të planifikuara me buxhet. Ndërkaq, çdo qytetar që e lexon Ligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës nr. 06L-020, i cili është publik, e sheh se në kodin 42205, tabela 4.2, faqe 448, ku janë të ndara mjetet për vitin 2018 – 200.000 euro, për vitin 2019 – 360.000 euro dhe për vitin 2020 – 300.000 euro, gjithsej 860.000 euro, që janë mjete të Komunës së Ferizajt për bashkëfinancim, sipas këtij memorandumi. Ndërkaq në kodin 1454, në tabelën 3.2 të projekteve kapitale të MKRS-së janë paraparë për vitin 2018 – 200.000 euro, për vitin 2019 – 200.000 euro dhe për vitin 2020 – 1.487.428 euro, gjithsej 1.887.428 euro, qe ne te dy kodet jan parapare ne tersi 2.747.428 euro. Pse nuk janë paraparë mjete të tjera, kjo është çështje e ministrisë dhe jo e Komunës.

Dëshiroj ta sqaroj publikun se pas ardhjes në pushtet të koalicionit PAN, MKRS ka njoftuar se nuk ka mjete për realizimin e këtij projekti, por ne ia kemi kujtuar kësaj ministrie se në bazë të nenit 8 të këtij memorandumi, “në rast të mosmarrëveshjes, kompetente për zgjidhjen e saj është Gjykata Themelore në Prishtinë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat