Shiu ka bllokuar disa rrugë në rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Shiu ka bllokuar disa rrugë në rajonin e Ferizajt

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:38
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë sot rajonin e Ferizajt, janë bllokuar disa rrugë si pasojë e vërshimeve të ujit dhe shembjeve të dheut.

Bllokimit të rrugës kishte në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, si pasojë e vërshimeve të ujit, për të cilën ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Bllokim të rrugës ka pasur edhe në fshatin Brod të Shterpcës, ku si pasojë e shirave të mëdha, ka pasur rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rrugë.

Siç njofton Policia, rruga tani është hapur, ndërsa u kërkohet drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, pasi që mund të ketë shembje të dheut apo gurëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat