Ferizaj gati për “Ditët e Diasporës”

Ferizaj

Ferizaj gati për “Ditët e Diasporës”

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 15:23
Xhemile Murati-Shabani

“Ditët e Diasporës” do të mbahen nga data 26 korrik deri më 4 gusht.

Sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, gjatë kësaj periudhe janë përgatitur aktivitet nga më të ndryshmet në mënyrë që bashkë atdhetarët ta ndiejnë  veten ashtu siç është më së miri.

Ajo tha se aktivitete për këtë ditë do të fillojnë me datën 6 korrik me një koncert për fëmijë që pritet të mbahet në  bulevardin e qytetit, për të vazhduar tutje edhe me një takim me poetin Xhevdet Bajraj.

 “Ndërkaq me datën 27, 28 dhe 29 do të mbahet një koncert i miqësisë, ku për tri net radhazi do të performojnë këngëtarë të mirënjohur të estradës kosovare dhe asaj të Shqipërisë”, ka thënë drejtoresha Xhemile Murati-Shabani.

Të gjitha aktivitete do të organizohen nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat