Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit të UÇK-së

Ferizaj

Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit të UÇK-së

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:44
Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit të UÇK-së

Me rastin e Ditës së Veteranit të UCK-së në Ferizaj kryetari Agim Aliu ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Nazmi Ukësmajli.

Në kuadër të shënimit të kësaj date të rëndësishme për qytetarët ferizajas  u vu gur themeli i shtatores së dëshmorit Nazmi Ukësmajli

Duke vlerësuar lart trimërinë e djemve dhe vashave të UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës, kryetari Aliu  tha se pa heroizmin e tyre dhe gjakun e dëshmorëve, Ferizaj dhe e gjithë Kosova nuk do të ishte kjo që është sot.

“Sot është një ditë e veçantë, është 16 korriku – Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Ferizaj. Është e veçantë dhe më lejoni të nderuara nëna dhe baballarë të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të uroj gjithë shokët dhe shoqet e dëshmorëve tuaj dhe dëshmorëve tanë që ishin krahë për krahë në betejat e lavdisë, në betejat e krenarisë, në betejat ku u sakrifikua deri në flijim që të gëzojmë ne sot dhe sot ne e kemi ditë të veçantë jo vetëm se është 16 korriku, por edhe se është viti 2018, e viti 2018 është viti i jubileve të mëdhenj. Është viti i 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është viti i 20-të i fillimit të ndryshimit të epokave, sepse kështu kishin vendosur i gjithë kombi kudo që ishte, sepse thërriste zëri i lirisë, thërriste zëri i atdheut dhe duke thirr zëri i atdheut dhe zëri i lirisë, kudo që ishin shqiptarët vendosën që edhe ata që ishin në diasporë të ktheheshin dhe të bëheshin pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse thirrja ishte për të gjithë, pra u vunë trimat dhe trimëreshat, djemtë dhe vashat më të mirë të kombit, 20 vjet më parë për ta vënë veten në dispozicion, për ta sakrifikuar veten dhe flijuar në mënyrë që të ndryshojnë epokat, epoka e robërisë filloi fundin e saj, sepse kështu kishin vendosur trimat dhe trimëreshat e kombit, djemtë dhe vashat më të mirë të kombit shqiptar”, tha Aliu.

Edhe deputeti i Kuvendi të Kosovës, Elmi Reçica mbajti një fjalë rasti me rastin e vënies së gur themelit të shtatores së Dëshmorit të Kombit, Nazmi Ukësmajli.

Me fjalë rasti të pranishmëve me rastin e vënies së gur themelit të shtatores së dëshmorit të parë të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes i është drejtuar edhe gjenerali Imri Ilazi dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Rafiz Sejdiu.

Nëna e dëshmorit Nazlije Ukësmajli ka falënderuar shokët dhe bashkëluftëtarët e të birit, kreun shtetëror të nivelit lokal dhe qendror duke theksuar se është krenare që dha birin e saj për lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat