Aliu takoi bordin e ri të KF Ferizaj, diskutohet për përgatitjet për Superligë

Ferizaj

Aliu takoi bordin e ri të KF Ferizaj, diskutohet për përgatitjet për Superligë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:16
Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit të ri të KF Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit të ri të KF Ferizaj të prirë nga kryetari Fisnik Bucaliu, me ç ‘rast u diskutua për organizimin e klubit dhe përgatitjet për Superligë si dhe sponsorizimet në klub me qëllim ecjen përpara në gara.

Anëtarët e Bordit të ri të Klubit të Futbollit Ferizaj  janë:  Fisnik Bucaliu, kryetar ; anëtarë,  Mustafa Grainca, Sadush Rysha, Naser Hoxha, Blerim Hyseni, Arian Imeri dhe  Fatmir Reshani .

I pari i Ferizajt  siguroi Bordin e ri të KF Ferizaj se do të kenë mbështetjen e plotë të institucionit të Komunës sa i përket financimeve dhe mbështetjes teknike në operacionalizimin e klubit, me qëllim arritjen e sukseseve dhe rikthimin e famës së dikurshme të Klubit të Futbollit Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat