Komuna e Ferizajt me reagimin më të shpejt ndaj deponive ilegale

Ferizaj

Komuna e Ferizajt me reagimin më të shpejt ndaj deponive ilegale

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:26
?Komuna e Ferizajt me reagimin më të shpejt ndaj deponive ilegale

Komuna e Ferizajt vlerësohet si më e shpejta në reagimin për trajtimin e ankesave të qytetarëve për deponitë ilegale të mbeturinave të raportuara në platformën ndreqe.com.

Siç njofton Komuna e Ferizajt, trajtimi i deponive ilegale ishte tema kryesore që u diskutua sot në një takim në mes të zyrtarëve të komunave, MAPL-së dhe MMPH-së.

Gjendja e deponive ilegale të raportuara në platformën ndreqe.com, sfidat me të cilat po ballafaqohen komunat në adresim të tyre dhe shembujt më të mirë të administrimit në ndreqe.com u trajtuan në këtë punëtori, ku Komuna e Ferizajt është vlerësuar si një nga komunat me reagimin më të shpejt kundrejt raportimeve të qytetarëve në platformën ndreqe.com, platformë kjo që është edhe pjesë e memorandumit ndërmjet “Demokraci Plus” dhe Komunës së Ferizajt.

Kjo punëtori është organizuar në bashkëpunim me GIZ dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat