Panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale në Ferizaj

Ferizaj

Panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale në Ferizaj

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:25
Foto

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës” Ferizaj 2018, është mbajtur edhe panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale në të cilin merën pjesë edhe ansambli arbëresh.

Ky aktivitet ishte i pari i këtij lloji ku morën pjesë një grup i artistik “Kreshnikët e Lirisë” nga Kalabria.

Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Ndërkaq në orët e vona të mbrëmjes ka filluar edhe “Festa e Miqësisë, ku në natën e parë kanë performuar  Offchestra , Flaka Krelani dhe BB Poqi, ndërsa sonte do të jenë Mateus Frroku, Kachinari si dhe Renis Gjoka.

Ndërsa me 4 gusht do të performojnë Mentor Haziri dhe Nita Latifi, ndërsa në mbrëmjen e 5 gushtit do në skene do të paraqiten 3 musketjerët (Aleksandër Gjoka , Redon Makashi dhe  Elton Deda). 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat