Nis asfaltimi i 16 rrugicave në Greme

Ferizaj

Nis asfaltimi i 16 rrugicave në Greme

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:35
Greme

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi kanë inspektuar punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugicave në fshatin Greme.

Të rëndësishëm këtë projekt e vlerësoi edhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i cili tha se këtë fshat e kanë prioritet për shkak se sipas tij është një zonë e njohur për biznese dhe ndihmesën që ia bën komunës.

“Projekti në vete përmban rreth 5100 metër asfaltim, rreth 800 metër trotuare dhe ka të bëj me asfaltimin e shumicës prej rrugicave më fshatin Greme. Kosto e këtij projekti është rreth 250 mijë euro. Ne, si komunë, Gremen e kemi me prioritet dhe të gjitha problematikat që kanë të bëjnë me këtë fshat, për shkak se është një zonë e njohur për biznese dhe ndihmesën që i bën Komunës së Ferizajt, për zhvillimin e aktiviteteve biznesore. Ne do ta trajtojmë çdo kërkesë të këtij fshati me prioritet, kemi edhe disa projekte për vitin e ardhshëm, që janë paraparë rrugica që do të asfaltohen në Greme, rrugicat e mbetura, disa rrugë kryesore që lidhin fshatin dhe mundësojnë banorëve dhe bizneseve të këtij fshati qarkullim më të lehtë. Në këtë cikël kemi të bëjmë me 16 rrugica” tha Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat