Aliu uron të rinjtë e Ferizajt në ditën kushtuar atyre

Ferizaj

Aliu uron të rinjtë e Ferizajt në ditën kushtuar atyre

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 11:05
Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka uruar 12 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai ka thënë se e ardhmja u takon të rinjve.

“Në kabinetin tim, unë jam më i moshuari! Të rinjve në qeverisjen time i kam besuar përgjegjësi shtetërore. Jam i rrethuar nga ide, energji e dinamikë që vetëm të rinjtë mund ta bartin në krahët e suksesit. E vetmja rrugë për fuqizimin e rinisë është vendimmarrja nga vet ata. Këtë model e kam instaluar në çdo pore të jetës institucionale dhe do ta vazhdoj tutje. Urime 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka thënë Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat