Ferizaj zgjedh organet drejtuese të Këshillit Profesional Shëndetësor

Ferizaj

Ferizaj zgjedh organet drejtuese të Këshillit Profesional Shëndetësor

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:44
Ferizaj

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha ka mbajtur një takim me anëtarët e Këshillit Profesional Shëndetësor në nivel lokal, mekanizëm ky konsultativ i themeluar muaj më parë, njofton komuna e Ferizajt.

Berisha thuhet të ketë përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke thënë se ky Këshill paraqet mekanizmin më të rëndësishëm për hartimin dhe ofrimin e sugjerimeve në zbatimin e politikave shëndetësore në nivel lokal.

“Në këtë mbledhje u zgjodhën organet drejtuese të këtij Këshilli me Kryetar Dr. Agim Bytyçi dhe nënkryetarë Dr. Sylejman Metushi dhe Dr. Drita Lumi-Demiri.  Anëtarë të këtij këshilli janë emra të njohur të shëndetësisë ferizajase si: Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Drejtori i QKMF -Ferizaj, Dr.Sylejman Metushi, Dr. Agim Bytyçi, Dr. Xheladin Reçica, Dr.Abaz Beqa, Dr. Shyqeri Hyseni, Dr. Albert Sherifi, Dr. Afrim Abazi, Dr. Hesat Shatrolli, Dr. Mufail Hasani, Dr. Sylejman Topalli, Dr. Ramadan Çerkini, Dr. Nehat Halili, Dr. Drita Lumi-Demiri, Dr. Xhevdet Haxhidema, Dr. Fatbardh Ramadani, Dr. Afrim Rexhepi, Dr.Ylber Murati dhe Dr.Ardiana Ndoja të cilët angazhimin e tyre në kuadër të këtij mekanizmi do ta realizojnë përmes ekspertizës profesionale në dobi të përmirësimit më të madh të shërbimeve shëndetësore dhe paraqitjes së nevojave që ka ky sektor në nivel lokal”, njofton komuna e Ferizajt.

Mjekëve të pranishëm në këtë takim iu prezantua projekti i ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj i cili projekt përfundimisht përmbush nevojën për hapësira dhe kushte më të mira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në nivel lokal. Po ashtu, në këtë takim u prezantua edhe plani i punës së këtij mekanizmi që do të shërbej për identifikimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për problemet në shëndetësinë lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat