Pas "Fantastic Beasts and Where to Find Them", tjetër surprizë për fansat e Harry Potter

Filma

Pas "Fantastic Beasts and Where to Find Them", tjetër surprizë për fansat e Harry Potter

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 20:02
Pamje nga traileri

Pavarësisht se filmi “Fantastic Beasts and Where to Find Them” ende nuk ka dalë në kinema, Rowling e ka shkruar skenarin e vazhdimit. Duket se 20 vite pas publikimit të librit të parë Harry Potter, saga e magjisë nuk është aspak afër përfundimit.

Pjesa e tetë “The Cursed Child”, po luhet në teatrot londineze ndërsa filmi i krijesa fantastike do dalë në kinema vitin tjetër. 

Por shkrimtares britanike nuk i qëndrojnë duart të qeta, kështu që ajo e ka mbaruar tashmë skenarin e filmit të dytë. Është raportuar më parë që ky nuk do të ishte një film i vetëm, por një triologji. Burime pranë Rowling thonë që ajo i ka idetë e qartë dhe për filmin e tretë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat