“A fist of memory” filmi i vetëm nga Kosova që do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filma

“A fist of memory” filmi i vetëm nga Kosova që do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 14:00
Filmi A fist of memory

“Filmi është realizuar në shtatorin e vitit të kaluar, filmi është produkt i një punëtorie ku kam qenë në grup me regjsiorin tjetër të këtij filmi dokumentar, Aid Besic”, ka thënë Shqipdona Ademaj.

Është realizuar me regji të Shqipdona Ademaj dhe Aid Besic “A fist of memory” dhe është filmi i vetëm nga Kosova që është pranuar në listën e madhe të filmave të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar në Sarajevë.

Në kategorinë e filmave dokumentarë, filmi “A fist of memory” tashmë është shfaqur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci dhe rrugëtimi i radhës i këtij filmi përpos në Festivalin e Sarajevës ka edhe një ndalesë tjetër, në atë të DokuFest. 

“Filmi është realizuar në shtatorin e vitit të kaluar, filmi është produkt i një punëtorie ku kam qenë në grup me regjsiorin tjetër të këtij filmi dokumentar, Aid Besic”, ka thënë Shqipdona Ademaj për KultPlus 

Me produksion të “Pravo Ljudski Film Festival”, ky film flet për Dimitrin i cili kujton të shkuarën e tij. “Një grusht kujtimesh e ndjekin atë duke ia kujtuar atij dashurinë e tij më të madhe, të kaluarën e familjes dhe fatet dhe fatkeqësitë gjatë jetës së tij”, ka thënë Ademaj. 

Filmi që përfaqëson Kosovën dhe Maqedoninë është xhiruar në Krushevo të Maqedonisë, pikërisht në vendin ku edhe jeton Dimitri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat