Filmi për Oskar “Shok” në hapje të Festivali të teatrove në Strugë

Filma

Filmi për Oskar “Shok” në hapje të Festivali të teatrove në Strugë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:52
Foto nga ngjarja

Me një ceremoni parakalimi të mysafirëve dhe artistëve filloi festivali i tretë i teatrove “Ktu Fest” në Strugë, që sivjet ka karakter ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e një trupe teatrore nga qyteti Kluj i Rumanisë.

Filloi festivali, filloi edhe festa  e artistëve shqiptar dhe tëb tjerë në Strugë. Së paku kështu mund të sublimohej e gjithë ajo që u pa dhe u përjetua para dhe pas hapjes solemne minispektakolare të edicionit të tretë të festivalit të teatrove “K’tu fest”, ku pas ceremonisë së hapjes, para një auditoriumi tepër meritor të artit shqiptar, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i  komunës së Strugës, Ziadin Sela, përfaqsues të jetës shoqërore e kulturore shqiptare si dhe personaliteteve dhe figurave më emblematike dhe sinjifikative të skenës teatrore dhe të kinematografisë shqiptare: Tinka Kurti, Yllka Mujo, Zamira Kita, Xhevat Limani, Ahmet Jakupi,  Drita Kaba-Karaga, Adem Karaga, Merita Çoçoli,  dueti i filmit me metrazh të shkurtër që konkuroi për “Oscar” Lum Veseli e Andi Bajgora si dhe shumë e shumë të tjerë.

Kënga e “Flamurit shqiptar” dhe “Xhamadani vija vija” kënduar me kitarë nga Eljona Qyra, një vajzë e lindr në Suedi, u hap perdja e këtij festivali dhe fill pas kësaj, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti regjisorja Olsa Poshka me mënyrën e veçantë të komunikimit me publikun artëdashës në skenën e Teatrit “Poshka” dhe pa humbur kohë ftoi në skenë trupën teatrore të fëmijve, vijues të  Shkollës së  Edukimit  Nëpërmjet Teatrit, me tekst dhe në regji të plotë të Olsa dhe Xheladin Poshkës, për tu prezantuara para publikut, njofton INA.

Batutat e artistëve të vegjël, zgjuan interesim tek spektatorët e pranishëm, që ndikuan tek spektatori ta përballojnë më lehtë edhe vapën, përkundër faktit që siç theksoi Olsa Poshka, tani salla është pajisur me kondicioner- ndaj artistët e vegjël me dialogjet dhe batutat e tyre të pëlqyera, që për një gjysëm ore e mbajtën spektatorin të përqëndruar në skenë, ku në qendër të dialogjeve ishte Yllka Mujo, që u “detyrua” të ngjitet në skenë dhe të përqafojë dhe përgëzojë artistët e vegjël që e “lakmonin dhe e lavdronin për bukurinë dhe mirësinë e sajë”.

Minutat në vazhdim të natës së parë të festivalit të teatrove “K’tu Fest” ishin të rezervuara për filmin me metrazh të shkurtër i nominuar për “Oscar” – “Shok”, film që paraqet tmerret dhe përjetimet e popullit shqiptar nga hordhitë çetnike dhe paramilitare serbe në Kosovë, me skenar dhe regji të Jamie Donoughhue, që është bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, realizuar në Kosovë, që për herë të parë konkuron në  “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj, me asistente të  regjisë,  regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson. Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Eagle Eye Films Kosova”,  me producent Eshref Durmishi dhe “Eagle Eye Media Ltd” me producent Harvey Ascott.

Festivali ndan një çmim për arritjet dhe realizimet artistike ndaj festivali i sivjetëm “K’tu Fest” ndau këtë  çmim të veçantë, një byzylik prej floriri, për merita në afirmimin e kulturës shqiptare, që këtë vit me plot meritë i takoi filmit “Shok”. Byzylykun e artë   “Ars Gratia Artis” nga dora e kryetarit të komunës Ziadin Sela e pranoi dueti i filmit “Shok” Lumi Veseli dhe Andi Bajgora.

Sot, në ditët e dytë të festivalit, në program është shfaja e teatrit mysafir nga qyteti Kluj i Rumanisë. Kjo shfaqe nga Rumania është e  Kompanisë Teatrore”Teatru Acum” Cluj, që do do të paraqitet me pjesën  ” Femra…Si një fushë  beteje”, në regji të Laszlo Vadas,  ku në rolet e tyre paraqiten  Dana Bontidean  dhe Ionut Constantinescu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat