Jennifer Aniston sjell Krishtlindjet para kohe...dhe çfarë Krishtlidjesh!

Filma

Jennifer Aniston sjell Krishtlindjet para kohe...dhe çfarë Krishtlidjesh!

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 17:12
Pamje nga traileri

Jennifer Aniston mund të mos jetë vetëm një aktore komedish, por komeditë janë ato që ajo di të bëjë më mirë.

Eshtë publikuar orët e fundit online traileri i parë i filmit "Office Christmas Party", projekti më i ri i Aniston i cili e shfaq atë përkrah ish kolegut të saj në filmin "Horrible Bosses", Jason Bateman. Në trailerin e gjatë vetëm pak minuta, vihet re një larmishmëri skenash të mbushura me alkool, seks, dhe çmenduri, të gjitha të ndodhura gjatë një feste krishtlindjesh në zyrë.

Lajmi i keq është se fansat e komedisë duhet të presin deri në dhjetor për të parë filmin, ndërsa lajmi i mirë është se të qeshurat janë të siguruara!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat