Seriali “Shoferi” do të bëjë edhe një herë bashkë disa nga aktorët më të mirë të kinematografisë shqiptare.
Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Mehdi Malka dhe Marjana Kondi janë disa nga emrat që do të marrin pjesë në filmin e ri me seri.
“S’mban mend tekstin,” shkruan me shaka Arben Derhemi në një foto të postuar në facebook pranë aktorit të madh Robert Ndrenika.
Xhirimet për filmin kanë nisur. Ndrenika, Malka e Derhemi kanë luajtur sëbashku edhe në serialin e mirënjohur “Njerëz dhe Fate”.