Producenti i filmit “Tout en haut du monde”, me prezantim në Anibar

Filma

Producenti i filmit “Tout en haut du monde”, me prezantim në Anibar

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 07:22
Tout en haut du monde

“Tout en haut du monde”, do të shfaqet me 17 gusht në teatrin “Istref Begolli” në ora 14:00.

Filmi flet për një vajzë të re që shkon në një aventurë epike drejtë Polit të Veriut, për të gjetur gjyshin e saj.

Lianne-Cho Han vjen në Pejë për ta prezantuar këtë realizim. Ai është drejtor artistik i filmit dhe gjatë prezantimit do të shfaq sekuenca nga filmi, analiza e ilustrimeve the imazhet finale.

Prezantimi i tij do të përmbajë imazhe dhe prapaskena në bardhezi, dizajn të karaktereve, dhe skriptin e ngjyrave të filmit.

Prezantimi do të mbahet në një ditë pas shfaqjes së filmit “Long Way North”, të enjten me 18 gusht.

Ky program është përkrahur nga Ambasada franceze në Prishtinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat