Nis xhirimi i skenave të filmit ndërkombëtar “Piktura e papërfunduar”

Filma

Nis xhirimi i skenave të filmit ndërkombëtar “Piktura e papërfunduar”

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:59
Sheshi i xhirimeve

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, priti në një takim ekipin e produksionit të filmit ndërkombëtar “Piktura e papërfunduar” disa skena të së cilit do të xhirohen në qytetin e Strugës.

Sela falenderoi producentin Valton Jakupi, që bashkë me ekipin e tij, zgjodhën qytetin e Strugës për të xhiruar pjesë të këtij filmi.

“Pa asnjë pengesë ju mund të kryeni veprimet e juaja në hapsirat e qytetit tonë, ne si institucion jemi në dispozicion që t’ju shërbejmë me atë që kemi mundësi. Strugës por edhe gjithë qyteteve të tjera ju shërbejnë këto aktivitete, për promovim por edhe arsye të tjera, andaj ju jeni të mirëpritur” tha Ziadin Sela.

Producenti Valton Jakupi, falenderoi kryetarin Sela për mbështetjen dhe inkurajimin që i dha atij, aktorëve dhe ekipit në përgjithësi.

Ju falenderojmë për mikpritjen tuaj, Struga është një qytet shumë i bukur dhe ne ndihemi shumë mirë që ndodhemi këtu. Sa i përket filmit, tema e tij është cështja e refugjatëve në përgjithësi. Ky fenomen që shqetëson shoqërinë në përgjithësi ishte motivi që ne të realizojmë këtë film për të sensibilizuar opinionin dhe për të shërbyer sadopak në përmirësimin e kësaj situate. Kemi një grup aktorësh nga vende të ndryshme të rajonit dhe nacionalitete të ndryshme. Një pjesë e madhe e xhirimeve do të realizohen në Strugë, por poashtu edhe në vende të tjera dhe në Zvicër. Filmi do të jetë nëgjuhën frënge dhe premiera e tij do të transmetohet në vende të ndryshme të botës, por ne shpresojmë që tënjejtën në shenjë mirnjohjeje ndaj jush ta shfaqim edhe në Strugë” tha Valton Jakupi.

Rroli kryesor në këtë film i përket aktorit Naski Abdixhiko, i cili në fjalën e tij nuk fsheh krenarinë e origjinës së tij të largët strugane. Ai vlerëson lartë mikpritjen strugane dhe thekson se është i lumtur që Struga bëhet pjesë e këtij filmi i cili do të shfaqet në vende të ndryshme të botës.

“Kam qenë pjesë edhe e një filmi tjetër të Valton Jakupit, “Romansa e hidhur”, ky është një bashkpunim i dytë shumë i rëndësishëm. Kushtet në Strugë janë shumë të mira për realizimin e punës tonë. Tema e filmit është shumë aktuale, prandaj mendoj se janë të gjitha parakushtet për një realizim dinjitoz dhe përmes këtij filmi të japim një mesazh botës” tha aktori Naski Abdixhiko.

Edhe aktorja maqedonase Tanja Grazhdani, shprehu përshtypjet e saja lidhur me rrolin e saj por edhe gjithë eksperiencën e saj me këtë rast.

“Kjo është ekperienca ime e parë, jam e lumtur që bashkpunoj me aktorë të këtij niveli, profesionistë nga Zvicra, Franca, Shqipëria. Rroli im në këtë film është si një kalimtare rasti e cila ka një komunikim të shkurtër me një piktor. Tema më pëlqen shumë, pasi tashmë gjithë përballemi me problemet me emigrantët. Kompania e filmit është një motiv i madh për mua. Falenderoj regjisorin Valton Jakupi që ma besoi mua këtë rrol. Më gëzon fakti që ky film xhirohet në Strugë dhe Maqedoni” tha aktorja Tanja Grazhdani.

Në rrolet e tjera të filmit do të luajnë edhe Blerim Hasani, Ismet Hasaj, Oriana Bytyqi, Aneta Hasani, Sonja Slatanoska. Ekipi i xhirimeve të Darko Petrovskit dhe kameramani Suad Avdiu janë pjesë e rëndësishme e këtij projekti për rrjedhën e së ccilit do t’ju informojmë ditët në vazhdim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat