Heath Ledger e ktheu apartamentin ku vdiq në një tempull të “Xholit”

Filma

Heath Ledger e ktheu apartamentin ku vdiq në një tempull të “Xholit”

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 21:06
Ilustrim

Pas vdekjes aksidentale të një overdoze të Heath Ledger në 2008, policia zbuloi se apartamenti i tij ishte kthyer në një tempull të “Xholit” – roli i tij më torturues i “The Dark Knight”.

Brenda shtëpisë në Nju Jork, investiguesit gjetën objekte të ndryshme që tregonin fiksimet e Ledger me armikun e Batman, tha një burim për zbatimin e ligjit për New York Post.

Sendet përfshinin libra komikë të Batman, kërkime për orgjinën e Xholit dhe klounëve, statuja të vogla kloni dhe regjistrime të yllit të Hollywood duke praktikuar versionin e tij të zërit të personazhit.

“Ai po përpiqej ta bënte rolin e tij ndryshe nga rolet e aktorëve të tjerë. Ai madje po studionte se si ta bëntë zërin ndryshe nga ata. Ai ishte një perfeksionist i cili kishte shumë respect për personazhin e tij” tha burimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat