Afati i fundit për aplikim në“Youth Film Fest” po afrohet

Filma

Afati i fundit për aplikim në“Youth Film Fest” po afrohet

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:38
Ilustrim

Data 10 Dhjetor është afati i fundit për të aplikuar në edicionin e dytë të Festivalit e Filmit për të Rinj (Youth Film Fest) i cili organizohet nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane dhe Innovation Centre Kosovo (ICK).

Temat për këtë vit janë: Fuqizimi i të Rinjve, Gratë në Biznes, Ambienti, Teknologjia dhe Shoqëria, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nga Kosova të moshës16 deri në 30 vjeç, të cilët shfaqin interesim në fushën e filmit, apo dëshirojnë të paraqesin pikëpamjet e tyre në lidhje me temat e përzgjedhura.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin informata, të aplikojnë në web faqen e festivalit www.youthfilmfest-ks.org dhe të bëhen pjesë e garës për t’u shpërblyer me çmime të ndryshme. Kohëzgjatja e filmit duhet të jetë prej 3-40 minuta, ndërsa në rast se filmat janë prodhuar më herët, nuk duhet të jenë më të vjetër se 2 vite. Pas regjistrimit në web faqe, aplikuesit duhet të dorëzojnë DVD-në bashkë me konfirmimin e regjistrimit, në zyrat e Innovation Centre Kosovo (ICK), Rr. Rexhep Mala 28A, Prishtinë.

Youth Film Fest synon të angazhojë të rinjtë në fushën e filmit dhe njëkohësisht edhe t’i kontribuojnë vendit duke promovuar anët pozitive, zhvillimin e përgjithshëm, mirëqenien dhe inovacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat