Eliza Dushku pjesë e një filmi dokumentar për Shqipërinë, tashmë edhe në Netflix

Filma

Eliza Dushku pjesë e një filmi dokumentar për Shqipërinë, tashmë edhe në Netflix

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:10
Nate Dushku dhe Eliza Dushku

Eliza Dushku së fundmi është vënë në rolin e producentes së një filmi dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku.

“Dear Albania” mban emrin ky dokumentar i cili mori sukses, madje edhe tej parashikimeve. Ai është bërë pjesë e platformës Netflix që është mjaft e njohur për transmetimin e filmave online.

Gjatë realizmit të këtij dokumentari, Eliza dhë vëllai i saj kanë udhëtuar në 15 qytete shqiptare përgjatë Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë  duke promovuar kështu kulturën dhe traditat shqiptare.

Tashmë këtë film-dokumentar  i cili mund  të konsiderohet si suksesi i radhës i Elizës dhe i të gjithë shqiptarëve, mund ta shihni online në Netflix.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat