"Moana" thyen box office, por në Shqipëri e transmetojmë filmin ndryshe nga origjinali!

Filma

"Moana" thyen box office, por në Shqipëri e transmetojmë filmin ndryshe nga origjinali!

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:47
Moana

Disney goditi në shenjë përsëri!

Një tjetër film, një tjetër kryevepër që ngjitet në vendin e parë për kompaninë më të dashur për të gjithë fëmijët. Pas shumë përrallave që kanë bërë të mëdhenj e të vegjël të ëndërrojnë këtë herë ishte radha e Moana. Historia e bukur nga Paqësori Jugor bashkoi zërat e The Rock dhe Lin-Manuel Miranda për një super-sukses në box office duke u ngjitur menjëherë në vendin e parë për vetëm 5 ditë. Ajo grumbulloi plot 81.1 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë duke zbritur në vendin e dytë “Fantastic Beasts and Where to Find Them” me “vetëm 65.8 milionë dollarë”, ku vlen të llogaritet fakti se ky i fundit është në fundjavën e tij të dytë.

Megjithëse historia është e Disney, ne në Shqipëri duket se e kemi konceptuar pak ndryshe. Shumë interesant është fakti se në disa kinema të vendit tonë nuk është shfaqur si “Moana”, por si “Vaiana”, duke i ndryshuar edhe emrin personazhit kryesor. Mesa duket ne kemi preferuar të marrim variantin e përkthyer nga frëngjishtja, dhe jo atë origjinal. Në Francë është bërë ky ndryshim duke i ndërruar emrin jo vetëm personazhit kryesor, por edhe filmit. Kjo nuk është hera e parë që bëhet një përshtatje e tillë nga francezët me filmat e Disney pasi më parë e njëjtja gjë ka ndodhur me "Le Monde de Nemo" (Bota e Nemos), kur varianti zyrtar ishte "Finding Nemo".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat